Udhetimi nje prove e vogel e dashurise
Ka disa gjera qe njeriu i kupton vetem kur udheton ndoshta. Ne qytetin qe jetojme, mes rutines se dites dhe orareve te parashikueshme, ne te gjithe dime te jemi pak me te kuruar, me te qete, me te kujdesshem. Ama ne udhetime, aty del versioni i vertete, ai qe s’ka kohe te veshe maska, ai qe reagon para se te mendoje, ai qe te jep nje shije te vogel te se ardhmes: si do ishte sikur te ndanim jo vetem nje dhome hoteli, por gjithe jeten?
Ndoshta ndoshta, kjo eshte arsyeja pse une i shoh udhetimet ne cift si nje lloj “prove gjenerale”, ndersa ai…krejt e kunderta ime, shpesh qesh me keto “teori te miat”. Ndonjehere me ngacmon, me thote mos po i jap shume peshe nje fundjave larg apo nje itinerari qe ndryshon tri here sepse s’duam te rrime ne nje vend.
Une s’e shoh keshtu. Nuk eshte se kerkoj provime, as kerkoj te mat dashurine me kilometra. Thjesht… kur udhetoj, me hapet nje lloj dritare brenda vetes, nje ndjesi qe me thote: keshtu duket njeriu kur eshte i lire, i lodhur, i lumtur, i paplanifikuar, i cuditshem, i vertete.
Kur jam me te dua ta shoh edhe ate pjese. Udhetimet tona jane bere si nje ritual i vogel, i heshtur. Asnjeri s’e ka thene me ze te larte, por ka nje menyre se si une lexoj ritmin e tij ne mengjes, si ai ve re kur une behem e qete para se te zgjedh destinacionin, si ndryshojme vendimet ne moment, si qeshim kur ndonje gje na del pak jashte plani. Keto gjera te vogla, pafundesisht te zakonshme, jane ato qe me tregojne me shume sesa cdo deklarate romantike.
Thone qe njeriun e njeh kur jeton me te. Une them: njeriun e njeh kur udheton me te sepse ne udhetim s’ke ku fshihesh. Nuk ka orare te perditshme, nuk ka komoditete te zakonshme, nuk ka rutinen qe i mbulon pafundesisht te metat, ose i ben te bukura ato gjerat qe mund t’i prishin diten dikujt tjeter. Aty ku lodhja e nje dite plot ecje takon padurimin, aty ku nje mengjes pa kafe ndeshet me humorin e dikujt tjeter, aty ku duhet marre nje vendim i shpejte, aty ku nje itinerar prishet… aty del njeriu, ai i verteti.
Me pelqen shume menyra si kjo pjese e tij del. E kam pare te qeshe kur jemi hutuar nje moment mes dy rrugicave qe duken identike. E kam pare te me shikoje me ate menyren e tij kur une dua te ndaloj diku vetem sepse me pelqeu nje drite qe binte bukur mbi nje dere te vjeter. E kam pare te lodhet, por te ruaje qetesine. E kam pare te jete i durueshem, i drejtperdrejte, i gjalle.
Ndonjehere e di qe ai mendon se une e teproj me analizat. Qesh me mua dhe mire ben sepse ndoshta ka te drejte: une jam ajo qe veren detajet edhe atehere kur s’ka detaje per t’u vene re. Por edhe ai, ne menyren e tij, me ka dhene sinjalet, jo me fjale por me menyren si me le hapesire te jem une, edhe ne vende qe s’jane tonat.
Ne total udhetimet tona me japin nje ide te qarte, te heshtur, te sinqerte te "A mund te jetoj gjate me kete njeri?"
Udhetimet nuk jane test, jane pasqyre. Une, sa here shkruaj e mendoj per to, e gjej veten duke reflektuar jo vetem per vendet qe shoh, por per njeriun qe kam prane.
Ndoshta per kete e dua kaq shume levizjen sepse me tregon shume qarte cfare ndodh brenda nesh, larg rutines, ne momente kur njeriu eshte kaq I vertete dhe jo perfekt.