Emocionet e nje takimi te pare
Ishte data 23, nje dite pranvere me diell te bute qe mbeshtillte qytetin si nje premtim i ngrohte. Per te, nuk ishte thjesht nje dite e bukur. Ishte dita qe duhej t’i jepte pergjigje shume pyetjeve, deshirave, mendimeve te mbajtura pezull per dite te tera.
Teksa pergatitej per fundjaven, mendja e saj fluturonte drejt tij si do dukej nga afer? Si do ishte aroma e trupit te tij, lekura, syte? A do e pelqente valle?
Nga fotot e shkembyera gjate ketyre diteve, ai i ishte dukur si nje perzierje e bukur mes burrit dhe djaloshit i gjate, elegant, brun, me sy kafe, me pak mjeker, me dy nishane prane buzeve… dhe ato buze… ah, buze te formuara, te plota, pak roze, qe ngjanin si nje ftese per shije, dashuri, epsh.
Por ajo qe nuk po i largohej dot nga mendja ishin syte e tij – syte me nje melankoli te fshehur, nje trishtim te embel – dhe zeri, ai ze i thelle qe fliste ngadale, ne gegnishten e tij qe e bente tia degjonte edhe frymen. I kishte thene dikur, per te qeshur: "Sy kafe makiato" dhe ajo i kishte ngulitur ne kujtese.
Po ajo? Si do i dukej atij? Ai i thoshte cdo dite se ishte e bukur, e mire, se ndiente emocion per te, se e imagjinonte kur te ishin bashke. Dhe ajo... ajo kishte filluar ta shihte veten me syte e tij si nje vajze e fresket, sensuale, plot jete e gjalleri. Nje ndjesi e panjohur me pare, nje ndjesi qe po e transformonte. Sa me shume afrohej momenti i takimit, aq me shume zemra i rrihte fort. Nuk ishte me ajo vajza lozonjare, me humor e flirtuese qe ai kishte njohur virtualisht. Ndihej nje adoleshente qe po dilte per here te pare me nje djale.
Zbriste shkallet, valixhja ne njeren dore, telefoni ne tjetren. Zemra sa nuk i dilte nga vendi. Frymemarrja i rendohej. Tani nuk ishte me nje fantazi. Ishte e vertete. Edhe pak....
Sapo hipi ne taksi, dergoi nje mesazh: “U nisa” bashke me lokacionin qe ai ta ndiqte ne kohe reale, sikur te ishin bashke. Donte ta ndjente afersine, edhe pse ende larg.
U perpoq te qetesohej. Vuri kufjet, zgjodhi pak jazz. Ndoshta muzika do ia mbyste zhurmen e mendimeve. Hapi telefonin. Nuk dinte cfare kerkonte. Gishtat i shkruajten vete: “Numri 23 ne numerologji, kuptimi.” Kudo lexonte se ishte nje numer me fat, nje numer qe ndihmonte ne manifestimin e deshirave ne realitet. Qeshi me veten. Jo pse e besonte fort, por ngaqe po kerkonte sinjale, shenja. Ajo – vajza racionale, logjike, skeptike per gjera te tilla tani po kerkonte per aprovim. Ose ndoshta... ndoshta donte nje shenje me shume se ky takim nuk ishte thjesht nje takim. Po sikur kjo here te ishte ndryshe? Po sikur fati, me ne fund, te ishte me te?
Oh, cfare budallalleku! E qeshur e perzier me te qare i mbushi kraharorin. Mos valle kishte humbur kontrollin e vetes? Ishte kaq e magjepsur prej tij, ende pa e pare? Po sikur ta kishte idealizuar gjithe kete gje?
Si mund te dashurohej keshtu pa u prekur, pa u pare, vetem permes fotove e mesazheve? Kur vete benin shaka se nuk kishte nje "ne", por vetem dy te rinj kurioze qe po takoheshin... pa pritshmeri. Zemra i rrihte fort. Mendimet i vershonin pa ndalur. Kjo dreq rruge sikur nuk mbaronte. S’dinte me kush ishte ajo vajza e qete, me sportivitetin dhe humorin e zakonshem, apo kjo qe tani po dridhej.
Po sikur ai ta shihte dhe te zhgenjehej? Po sikur ajo te mos ishte ajo qe kishte menduar ai? Po sikur te mendonte se ishte thjesht nje vajze naive, e papjekur? Po sikur...
Ndjeu telefonin te dridhej. Nje mesazh nga ai:
“U nisa dhe une. Po te pres aty.”
Buzeqeshi. Zemra iu mbush me emocion. Me duar qe i dridheshin, u pergjigj: “Mezi po pres.” Dhe... ne te vertete, mezi po priste. Sa me shume afrohej hyrja e qytetit, aq me shume e ndjente se momenti erdhi. Lokacioni i tij mberriti. Ajo ia tregoi shoferit. Nuk e njihte ate vend. Nuk kishte qene kurre me pare aty.
Duart iu ftohen. Frymemarrja iu thellua. Djerse te lehta i rridhnin ne qafe. Heq kufjet. Filloi te shikonte nga dritarja, per te dalluar figuren e tij.
Ku ishte? Po sikur… po sikur te mos vinte fare? Po sikur te ishte terhequr ne moment te fundit? Po sikur gjithcka te kishte qene nje loje?
Rruga, ato pak metra te fundit, po i dukej sikur zgjatej pafund...
E ndersa mendja luante me skenare e "po sikur", ja ku e dalloi. Ishte aty, i gjate, ashtu sic i kishte thene, veshur thjesht me nje bluze te zeze, pak serioz ne pamje, por i qete. Ne castin qe makina u afrua, ai hoqi syzet dhe ajo ndjeu nje ndryshim te menjehershem dukej me burreror, me serioz se sa e kishte perfytyruar. Kur hapi deren e makines dhe ktheu koken pa buzeqeshjen e tij. Ne ato pak metra distance, njohu menjehere fytyren e embel qe e kishte shoqeruar dite me radhe ne mendime, ne biseda, ne endrra. "Yll qenka", mendoi pa ze.
Pasi pershendeti shoferin, si e shtyre nga nje force e brendshme, u drejtua drejt tij jo me sikletin e nje vajze qe po takon dike per here te pare, por me qetesine e dikujt qe po ritakon dike te njohur prej kohesh. Buzeqeshi dhe ndonese duart i dridheshin, iu afrua.
Nuk mban mend cfare tha ne ato sekonda te para, ndoshta nuk tha asgje. Por papritur, pa e menduar, pa e planifikuar, ndjeu trupin e saj qe u perqafua me te. Si nje magnet qe kishte pritur per nje kohe te gjate te kapej pas burimit te tij.
Nuk po dridhej me. Nuk kishte frike. Nje ndjesi e cuditshme, e thelle dhe e ngrohte e pushtoi. Sikur dicka brenda saj i peshperiti: "Ja ku qenke… me ne fund. Sa shume te kam pritur."