Nje ballkon, nje enderr, nje nate

Publikuar: Para shumë kohësh

Ate mbremje qyteti ishte i gjalle, rruget e Shkodres gumezhinin nga zhurma e jetes- te qeshura, bicikleta qe kalonin lehte, njerezit neper pedonale si ne nje rrjedhe te perbashket, secili me histori dhe endrra te veta. Vajza me fustanin e lehte qe fluturonte ne ere, djali me sy plot zjarr, nje cift i moshuar qe ecte ngadale e duke mbajtur doren e njeri-tjetrit, femije qe vraponin te lumtur. Dritat e llambave binin mbi kalldremin e vjeter, duke krijuar nje loje hije-ndricimi qe i jepte rruges nje atmosfere magjike. Aromat e kafeneve, restoranteve perhapeshin lehte ne ajer- ere kafeje, pica e sapo dale nga furra, dhe frymemarrja e zbutur e qytetit ne mbremje. Ne ate kaos te bukur, te dy, ai dhe ajo, ecnin ngadale, si ne nje rrjedhe tjeter kohe.
Ishte fundjava qe ai e kishte premtuar, qyteti i tij me te gjitha stinet, ngjyrat dhe zakonet qe ai donte t’ia tregonte, nje e nga nje, si te ishin pjese e tij. Ajo kishte pranuar me nje ndrojtje te embel dhe tani, teksa ecte ne krah te tij, e perfshire nga energjia e qytetit dhe nga buzeqeshja e tij qe s'i humbte nga fytyra, ndjente nje qetesi qe e habiste.
Po bisedonin, here me ze te ulet, here mes te qeshurash te larta. Temat ishin te lehta, por ndjesite jo; kishin ate menyren e rralle te te folurit qe lind vetem kur ndihesh mire me dike, kur cdo nderrim teme eshte i natyrshem, kur heshtja s’te rendon.
- “Ti e kishe pritur qe do ishte dicka me e ftohte, apo jo?” tha ai me nje buzeqeshje te lehte, ndersa shikonte syte e saj qe ndriconin nga drita e rruges.
- “Po, e kisha imagjinuar qe do te ishte dicka pak me siklet ndoshta, duke qene takimi i pare… me biseda te lehta,” i pergjigjej ajo, duke buzeqeshur. “Por me pelqen kjo ndjesia… ndryshe nga bisedat tona me mesazhe, ku gjithcka dukej sikur ndonjehere mezi ecte, me shume ‘Po te shohim njehere...”
-“Po aty mes mesazheve ne flisnim per gjera si udhetime te gjata, per jeten, per momentet e lumtura, per si nuk duhen bere plane,” tha ai duke perqafuar mendimet e tij me duart. “Por tani, duke ecur ketu, ku gjithcka eshte me e thjeshte, ku gjithcka eshte reale, po kuptoj qe eshte shume ndryshe”-
“Gjithcka qe na ndante ishte pritja,” pohoi ajo. “Pritja e pershtypjeve, e momentit perfekt, e fjaleve te duhura… Por ndoshta kjo ndjesi, kjo rrjedhe ndryshe e kohes, eshte me e fuqishme, me e sinqerte.”
Ata vazhduan te flisnin per ato mesazhe, per ate qe kishin enderruar, pritshmerite dhe si realiteti po dilte me i bute, me i ngrohte, me nje lloj magjie qe nuk mund ta kapje ne fjale, vetem ta ndjeje.
Nje moment, dikush nga rruga e pershendeti ate, disa kolege te ulur ne nje nga kafenete e pedonales, qe sapo e kishin vene re dhe po e shikonin me kuriozitet. Ai u kthye dhe e pershendeti me nje te qeshur te shpejte. Pastaj, pa u menduar gjate, i tha asaj me nje ironi lozonjare: - Bobo, te henen ne zyre nisin ngacmimet.... Kush eshte ajo?
Ajo qeshi dhe uli koken per nje cast, si per te fshehur buzeqeshjen qe i shpertheu pa e ndalur dot. Nuk tha asgje, por menyra si e pa ne sy, pa fjale, ia tha te gjitha.
Me pas ai e ftoi ne nje nga vendet e tij te preferuara, larg zhurmes, muzikes se larte. Deri me tani po e shijonte gjithcka qe kishte te bente me te, kishte nje thjeshtesi qe conte drejt thellesise, ndaj cdo propozimi qe ai bente i thoshte Po menjehere. Kur kuptoi ku po shkonin, jo thjesht u habit…u mrekullua- ishte nje pasticeri.
Pasticeria qendronte ne nje ndertese te vjeter, me mure te ngrohta dhe dritare qe mbeshtilleshin me perde te lehta, te crregullta nga era e nates. U ngjiten ne katin e dyte,u ulen ne ballkon jashte; ballkoni i vogel, me nje tavoline prej druri te vjeter dhe dy karrige te thjeshta, dukej sikur kishte pritur vetem per ta. U ulen me nje pamje mahnitese te shetitores nga lart, ku shihnin turmat e njerezve qe kalonin e te qeshura pafund.
Sapo u ulen nisen nga bisedat e ngrohta serish- ai fliste, ajo degjonte; ajo fliste, ai buzeqeshte. Kishin ndaluar se kerkuari fjalet e duhura- tani flisnin me syte, me gjestet, me qetesine e pranise. Ai e shikonte here pas here me nje intensitet qe ajo mezi e perballonte pa u skuqur.
-"Sa e bukur je, me ke mahnitur", i tha me nje ze te bute, thuajse si nje sekret.
- "Jam marrosur pas teje, me cmende me aromen tende." Ajo buzeqeshi, por syte i mbeten te ulur. Brenda saj, dicka levizi lehte –ndjesia qe po perjetonte nuk kishte ze, as forme, por ishte e paster, si gezimi i nje femije te lumtur qe ndjehet i pare, i pranuar dhe i dashur pa kushte. Me doren e tij, e perkedheli lehte mbi gjunje, poshte tavolines, me nje levizje te kujdesshme por te qellimshme, si per t’i thene pa fjale "Ti je e imja tani” dhe per t’i treguar kalimtareve ne rruge qe mund t’i shihnin nga ballkoni i vogel se ajo vajze e bukur dhe e embel, ishte tashme e tij.
Ai i beri shenje kamarieres dhe porositi per te dy nga nje embelsire qe, sic tha me nje buzeqeshje, “duhet te provoheshin patjeter ne Shkoder”. Ajo e priti me nje shikim te ngrohte, pa dyshim, duke ndjere se cdo detaj ishte perkushtim dhe kujdes i tij ndaj saj dhe takimit.
Kur embelsirat mberriten ne tavoline, aromat e tyre te embla mbushen ajrin dhe per pak u duk sikur koha u ngadalesua. Ne ate ballkon te vogel, dritat e qytetit u bene sfond i nje momenti qe dukej i ndertuar per ta vetem. Ata u perqendruan tek embelsirat e tyre, ajo mori nje copez te vogel, duke e ndjere kremin e bute dhe shijen e embel te boronices qe i shperndahej ngadale ne goje. Ai me kujdes, kenaqej me cdo kafshim te embelsires se tij, duke vezhguar me bisht te syrit e me nje kenaqesi reagimin e saj.

Buzeqeshjet e tyre u bene me te ngrohta, me te aferta. Ne mes te nje bisede te lehte dhe te qeshurave te ciltera, ai vuri re nje cope krem te bardhe qe shkelqente pak mbi buzet e saj. Pa hezitim, i dha nje puthje te bute, te ngrohte – nje prekje qe i perziente embelsine e momentit me nje deshire te fshehte. Nuk kaluan pak minuta dhe serish iu afrua ngadale, me sy qe flisnin per deshiren dhe butesine njekohesisht. Buzet e tij preknin te sajat me nje kujdes te rralle, fillimisht lehte, si nje prekje delikate e te ngrohte; pastaj, puthjet u bene me te thella, me pasionante, por gjithmone te ngadalta, si te deshironin te kapnin cdo sekonde dhe ta benin ate moment te pavdekshem. Ajo perkedhelej me buzeqeshje te bute, shpesh duke qeshur lehte si nje femije i lumtur qe zbulon dicka te re dhe te bukur. Syte e saj ndriconin, plot emocione nje perzierje e kureshtjes, deshires dhe nje lloj enderrimi qe i ngjante magjise se momentit.
Ai ndaloi per nje cast, per te pare ne sy ate qe kishte perpara nje vajze qe nuk ishte vetem e bukur ne pamje, por qe po ndjehej e cliruar dhe e lumtur, duke i dhene atij gjithcka pa fjale. Pastaj vazhdoi perseri me puthjet, me te ngadalta, me te thella, si nje rit i fshehte qe vetem ata e dinin. Cdo prekje e buzeve, cdo buzeqeshje e vogel dhe cdo drite qe ndriconte ne syte e saj, tregonte se ajo nate ishte vetem e tyre – nje fillim i bute dhe pasionant i dickaje qe sapo kishte nisur.
Ajo e kuptoi ate mbremje se kishte hyre ne nje bote te re jo thjesht nje qytet tjeter, por ne nje perjetim qe nuk mund te pershkruhej, vecse te jetohej. Ndjeu se kishte ardhur diku ku ndoshta e kishin pritur gjithmone, pa nxitim, pa zhurme, me durim dhe me nje buzeqeshje qe i thoshte: "Mire se erdhe”.

← Emocionet e nje takimi te pare Muret qe degjojne dashurine →