Kur nje burre te flet per zjarrin e tij

Publikuar: Para shumë kohësh

Ka burra qe nuk flasin shume, por kur fjalet dalin, jane te ngarkuara me dhimbje, me histori te pathena, me plage te thella qe ndoshta s’jane sheruar kurre. Nuk e bejne per t’u dukur te forte, por sepse jane lodhur nga ngarkesa e vetmise dhe e heshtjes. Flasin per rruget e tyre te vetmuara, per betejat qe kane luftuar brenda vetes, per ditet kur ndjenjat jane djegur, por askush nuk i ka pare dot. Fjalet e tyre jane si shkendija qe perpiqen te shprehin ate zjarr qe nuk ka gjetur ende nje vend, nje emer, nje shtepi.

Ti e degjon jo vetem me veshe, por me cdo cep te shpirtit. I sheh syte e tij qe heshtin, i ndjen fjalet qe shperthejne ngadale dhe perqafon ato pjese te tij qe askush tjeter nuk i ka pare kurre. Ai ndjehet i pranuar, i sigurt, i dashur dhe me te gjithe dobesine dhe forcen e tij, te thote: “Te dua.” Ti e degjon, e ndjen me gjithe trup dhe zemer kete fjale, kete shprehje te ndjenjave. Por...pastaj, papritmas, fjalet marrin nje kthese qe te bejne te te dridhet shpirti: “Kam ende zjarr te pashuar.”

Ketu gjithcka ndalet per nje moment. Nuk eshte ndarje, nuk eshte mbyllje, por nje mur i padukshem qe ndihet si nje hije e rende mbi zemer. Nuk eshte thene me ze te larte, por e ndjen fort: ai zjarr nuk eshte per ty. Ti... qe ke dhene pa kushte, qe ke shpresuar dhe ke dashuruar me butesi, me trup, me shpirt… ndihesh prane, por larg. Si nje hije qe ndjek driten, por nuk arrin kurre ta preke. Ne ate cast ndien se je aty, por jo ne ate zjarr qe djeg ne te vertete. Eshte sikur je prane jetes se tij, por jo pjese e flakeve qe e ngrohin. Ky rrefim i tij nuk eshte fyerje, nuk eshte largim, por te trazon thelle brenda.

Ne zemren tende rritet nje dyshim i heshtur, nje dhembje qe nuk di si ta quash. Ti e di se cfare do dhe cfare je gati te japesh, por ndjen qe dicka mungon. E di si ndjehesh kur dikush te sheh si shtepi, jo si nje ndalese kalimtare, por kur prania nuk eshte e plote, kur nje pjese e tij mbetet larg, ne nje bote tjeter. Cdo dite pret me shprese qe ai zjarr i pashuar te ndizet per ju te dy. Por sa here qe kthen koken pas, gjen vetem nje boshllek te fshehte, te paqarte, qe te le me e vetmuar dhe me e shqetesuar se kurre. Kjo pritje te lodh, te corodit, te ben te dyshosh ne vetvete dhe ndjenjat e tua.

Neper mendje kalojne pyetje pafund: A jam e mjaftueshme? A me do vertet? Apo ai po mban dicka per vete qe nuk me tregon? E ndjen shpirtin te ngutet per pergjigje qe nuk vijne, per premtime qe mbeten fjale te thata.
Kur ai thote “te dua”, por pas kesaj fjalie le nje “por” qe nuk e shpjegon, ti mbetesh mes dy boteve: e dashuruar, por e pasigurt; afer, por jo e perfshire; e zgjedhur, por jo plotesisht. Kjo eshte nje dhimbje qe thyen shpirtin. Te duash nje burre qe ka shume per te dhene, por qe nuk di nese do t’i jape ty. Te degjosh rrefimin e tij te sinqerte, por te mos gjesh aty veten tende. Te jesh aty, kur ai po perpiqet te kuptoje veten, por ti te mos jesh e sigurt nese do te zgjedhesh ty ne rindertimin e jetes se tij.

Por mos harro, edhe ai burre qe flet per zjarrin e pashuar eshte vete i nderlikuar. Ai lufton me friken e tij, me pasigurine qe e mban peng. Mund te jete i tronditur nga mendimi per ate qe duhet te zgjedhe, nga pergjegjesite qe e presin, apo nga nje mungese e brendshme qe nuk e lejon te hapet plotesisht. Eshte nje beteje e heshtur mes deshires per te dashuruar dhe frikes per te lenduar. Ai ndoshta do te donte te ishte aty me gjithe shpirt, por nuk di si ta marre ate vendim qe do ta bente te sigurt, qe do ta bente te gjithe zjarrin e tij te jete edhe per ty.

Ne fund, asnjeri prej tyre nuk eshte fajtor. Nuk eshte lufte, nuk eshte ikje. Eshte vetem nje moment i dhimbshem dhe i ndjeshem, ku kuptohet se dashuria nuk mjafton. Duhet te jete e ndersjelle, ne kohe, ne drejtim dhe ne zgjedhje. Vjen nje moment qe kupton se dashuria me e madhe eshte ajo qe ndjen per veten sepse nuk mund te jesh vetem degjuesja e nje zjarri qe nuk eshte i yti. Ti je vete zjarri, nje flake qe meriton te digjet, te ndricohet dhe te zgjidhet pa “por”. Nje flake qe duhet te gjeje rrugen e vet drejt ngrohtesise se vertete dhe te ndare me dike qe te do me gjithe shpirt. Ndersa ndjen boshllekun, mungesen dhe tronditjen, ajo fillon te degjoje zerin e saj. Nje ze qe i thote se vlera e saj nuk varet nga zjarrat qe i flasin, por nga zjarri qe digjet brenda saj. Nje ze qe i thote se ajo eshte me shume se sa nje degjues i heshtur. Ajo eshte jete, drite dhe zjarr.

← Nje intro Emocionet e nje takimi te pare →