Të vishesh për veten apo për të?
Kur i dashuri me tha nje nate te vone, gjate nje bisede: “Ndonjehere vishesh pak si grua,” reagimi im i pare ishte mbrojtes. Nje vale e cuditshme shqetesimi me pushtoi, sikur po perpiqej te ndryshonte ate qe une jam. Menjehere ndjeva nevojen te justifikoja veshjen time, stilin tim te zakonshem. Une punoj prej vitesh ne nje zyre, ku cdo dite veshjet formale jane pjese e rutines. Garderoba ime jashte punes eshte e kufizuar dhe kur dal, zgjedh gjithmone veshje qe me bejne te ndihem rehat.
Ai, nga ana tjeter, eshte me casual, me djalosh, me rinor ne zgjedhjet e tij. Ne fillim, nuk munda ta shmangia krahasimin qe me dukej i fshehur ne fjalet e tij: ai mund te kishte dashur nje version me te lire, me “vajzerore” timin, nje imazh qe nuk perputhej me stilin tim te zakonshem. Nje pjese e imja u ndje e shqetesuar, sikur ne syte e tij kishte nje hendek mes botes sime dhe menyres se si ai me shihte.
Por ndersa biseda vazhdoi, qetesia dhe perkujdesja ne fjalet e tij ndryshuan gjithcka. Nuk kishte kritike, nuk kishte urdher, vetem nje vleresim te sinqerte. Kur nje moment me tha: “Ke kembe te bukura qe me pelqejne shume. Pse te mos i ekspozosh pak keto kembe te mbushura e te drejta? Kam kenaqesi t’i shoh dhe t’i admiroj kur dalim bashke,” dicka brenda meje u zbut. Ndoshta ishte menyra se si foli, pa asnje presion, vetem ndjenja e tij e lire dhe e bukur per mua, qe me beri te kuptoja se nuk kishte asnje fjale per te me ndryshuar, por thjesht deshire per te ndare dicka qe e vleresonte tek une.
Ne ato caste ndjeva nje perzierje emocionesh: nje lloj shqetesimi, nje dyshim i vogel por pastaj u shnderrua ne nje ndjesi te ngrohte sigurie. Nje pjese e imja kuptoi se admirimi i tij nuk kerkonte asgje nga une, pervec te lejoja veten te isha une- e veshur si ndihem mire, e qeshur si natyre dhe e bukur per ate qe jam. Ishte nje moment ku kuptova se dashuria nuk eshte imponim, nuk eshte kritike e fshehur; eshte pranim, vleresim.
Ky moment me beri te kuptoj se reagimi yne fillestar shpesh eshte mbrojtes sepse instinktet na nxisin te mbrojme vetveten, te mbrojme identitetin tone. Por reflektimi i qete dhe degjimi i vemendshem mund te shohin thelbin e fjaleve, mund te kuptojne dashurine pas tyre. Nje sugjerim, nje koment, nuk eshte gjithmone nje kritike; shpesh eshte nje ftese per te ndare nje deshire, per te admiruar ty si femer.
Ne ate moment ndjeva edhe dicka me te thelle: siguri. Siguri qe ne nje marredhenie te shendetshme, secili mund te ndihet i pranuar dhe i admiruar per ate qe eshte, pa u ndier i detyruar te ndryshoje. Te qendrosh besnike ndaj vetes nuk do te thote te mbyllesh veshet ndaj dashurise dhe admirimit; do te thote te pranosh se dicka e bukur mund te ekzistoje brenda marredhenies pa e humbur identitetin.
Kur e kuptova kete prej fjaleve te tij, ndjeva nje perzierje ngrohtesie dhe fuqie: dashuria e tij, e shprehur kaq thjesht dhe sinqerisht, nuk me ndryshoi mua ;me beri te ndihem me e plote, me e pranuar dhe me e dashur. Ishte nje kujtese e bukur se cdo moment i vogel admirimi mund te forcoje lidhjen dhe te hape nje hapesire te re per afeksion, per respekt dhe per dashuri te ndersjelle.
Dhe me e rendesishmja, dashuria e vertete ka kuptim vetem kur ne ndihemi te pranuar dhe te dashur per ate qe jemi. Nuk ka force me te madhe se kjo dhe asgje nuk ndricon me bukur sesa te kuptosh se dikush te sheh te plote, te vlereson dhe te admiron per te gjitha pjeset e vogla qe te bejne unike.