Një emër në ekran, një zë brenda meje

Publikuar: Para shumë kohësh

Eshte nje ndjesi qe s’e di si ta perkufizoj. Nuk eshte xhelozi, jo ajo qe te ben te kontrollosh cdo detaj, cdo “like” apo mesazh. Eshte dicka me e heshtur, me e holle, qe te hyn mes brinjeve pa trokitur dhe te le te ndihesh... as vete nuk e di si ndihesh. E ndjen kur sheh qe ai, njeriu yt, ka shtuar dike te panjohur ne rrjetet sociale, jo kusheriren, as ndonje kolege pune, por nje fytyre krejt te re; nje emer qe nuk ka histori me ju, as kujtime te perbashketa, as miq te perbashket e megjithate papritur ndodhet aty, ne listen e njerezve qe marrin akses ne boten e tij.

Ne ate moment, ndjen nje kombinim ndjesish. Nje vale kurioziteti qe perpiqet te gjeje kuptim, por njekohesisht nje shtrengim te vogel ne stomak, nje lloj shqetesimi qe nuk di si ta quash. Pyet veten: pse ka nevoje per kete kontakt te ri, kur ka tashme te gjithe vemendjen tende? A eshte thjesht nje klikim pa rendesi, apo nje tregues i dickaje me te thelle, nje lloj nevoje per te ndjere veten te vleresuar, te vemendshem, te pelqyer edhe jashte marredhenies se tashme? Dhe ndersa perpiqesh te qetesosh zemren, mendja te kthen tek pyetjet qe nuk kane pergjigje te qarta: cfare do te thote kjo per mua, per ne, per ate lidhje qe kemi ndertuar?

Mund te duket budallallek per dike tjeter, nje detaj i vogel pa rendesi, nje klikim i thjeshte ne nje ekran. Kur je ne nje marredhenie, gjerat e vogla nuk jane me aq te vogla, ato jane si dritat e nje paneli elektrik: tregojne gjendjen e brendshme te sistemit, tensionin, ngarkesen, ato nuanca qe s’shihen ne siperfaqe. Nje klikim mund te mos kete kuptim per te tjeret, por menyra si ndihesh ti pas tij, ajo zhurme e heshtur ne stomak, ajo ngritje e vogel e dyshimit tregon gjithcka. Ndoshta per ty eshte thjesht nje shenje se dicka nuk eshte me aq e paster; ndoshta per te, eshte vetem “asgje”, nje gje e parendesishme qe nuk meriton mendim. E ja, aty fillon shkeputja: ne dallimin midis perkufizimit tend dhe te tij te “asgjese”.

Ajo qe per ty ka peshe, per te mund te jete thjesht nje detaj qe harrohet brenda pak minutash, por per ty ngrihet si nje mur i vogel, i padukshem per te tjeret, por shume i ndjeshem per ty. Aty ku fillon ky ndryshim, ku interpretimi yt i cdo veprimi digjital ndryshon nga ai i partnerit, eshte momenti qe te meson se marredhenia nuk eshte vetem per ate qe ndodh fizikisht, por edhe per menyren se si cdo veprim i vogel prek ndjenjat dhe sigurine brenda teje.

Me duket sikur brezi yne jeton mes dy boteve: ajo fizike, ku perqafimet jane te ngrohta, ku duart dhe syte flasin vete, dhe ajo digjitale, ku gjithcka eshte e shpejte, e lehte, pa peshe, ku gjithcka mund te ndodhe me nje klikim dhe nuk ka pasoja te dukshme, aty ku nje “add” nuk eshte tradhti, por as nuk eshte krejt e pafajshme. Eshte nje ftese qe nuk thuhet me ze, nje lloj “le te shohim c’ka ketej” qe shpesh nuk ka guxim ta pranoje vetveten, por ekziston ne heshtje. Nje klikim qe per te mund te jete rutine, por per ty ngrihet si nje mur i padukshem.

Ndoshta problemi nuk eshte tek klikimi vete, por tek zbrazetia qe ai tenton te mbuloje, tek deshira e njeriut per te ndjere se ka ende fuqi per t’u pelqyer, per t’u vene re, per te zgjuar interes. Nje “add friend” mund te duket i vogel dhe i pafajshem, nje menyre e bute per t’i thene vetes: “Ende mundem.” Por per dike tjeter, ai mund te interpretohet si nje dyshim i heshtur: “Ndoshta nuk mjaftoj.” Aty nis tensioni mes qellimit dhe perceptimit, mes asaj qe ndodh dhe asaj qe ndjejme brenda vetes. Eshte nje kujtese e vogel se marredhenia nuk eshte vetem per ate qe ndodh fizikisht apo per fjalet e thena, por edhe per menyren se si cdo veprim i vogel digjital prek ndjenjat, sigurine dhe besimin brenda teje.

Ka gra qe heshtin, te tjera pyesin, disa qeshin dhe bejne sikur s’e pane. Secila ben c’te mundet per te mos u ndier naive, per te mos u ekspozuar emocionalisht. Por ne heshtje, pothuajse te gjitha e njohin ate pickimin e vogel, ate ze te brendshem qe thote: “E ndjej qe nuk eshte thjesht rastesi.” Ajo ndjesi nuk ka nevoje per prova. Nuk ka rendesi kush ka te drejte; ajo eshte e pranishme dhe e sinqerte. E verteta e saj eshte emocionale, jo logjike, eshte nje kujtese se ndjenjat tona jane gjalle, edhe kur gjithcka duket e lehte dhe e parendesishme. Mesojme te degjojme ate ndjesi si nje udherrefyes brenda shpirtit, qe tregon jo vetem cfare ndjejme, por edhe cfare deshirojme, cfare duhet te ruajme dhe si te qendrojme te vemendshem ne nje bote ku gjithcka duket e perkohshme.

Ne fund, ndoshta cdo klikim eshte nje test i vogel i asaj qe quajme besim. Nje menyre per t’u kujtuar se dashuria moderne nuk ka vetem zemer, ndjenja te thella dhe fjale te thena, por ka edhe “settings”, rregulla te heshtura qe vendosen nga menyra se si ne nderveprojme ne boten digjitale. Nje klikim, nje “add”, nje mesazh i rastesishem nuk eshte domosdoshmerisht tradhti, por mund te te kujtoje se cdo marredhenie ka kufij te padukshem, zona qe kerkojne respekt dhe vemendje, dhe menyra se si e lexojme boten virtuale ndikon drejtperdrejt tek ndjesite tona. Intimiteti nuk prishet nga sekretet e medha, por nga ato momente te vogla qe te bejne te ndihesh i zevendesueshem. Nje “suggested friend”, nje klikim i thjeshte, mund te shkaktoje ndjesine se nuk je me prioritet, edhe kur ne boten reale gjithcka duket normale. Eshte nje kujtese e bute dhe e hidhur njekohesisht: se marredhenia nuk eshte vetem per cfare ndodh perballe, por edhe per perceptimet, pasigurine dhe kujdesin qe lind nga gjerat e vogla.

Sot, ndoshta me shume se kurre, duhet te pyesim veten: A po i ndajme jetet tona me njerezit, apo me versionet e tyre online? A po ruajme dashurine, apo profilin? Kur nje “add” i ri te behet si nje gur ne stomak, ndoshta nuk eshte shenje pasigurie. Eshte nje kujtese e bute se ende ke kujdes, se ende ndjen, se marredhenia nuk eshte e garantuar dhe kerkon vemendje te vazhdueshme. E kunderta e dashurise nuk eshte xhelozia; eshte indiferenca, e nese dicka e vogel si nje klikim, nje fytyre e panjohur, nje mesazh i thjeshte arrin ende te te lendoje, kjo nuk eshte dobesi. Perkundrazi, tregon se ndjenjat jane ende gjalle, se ende ke ndjeshmeri, se zemra nuk ka bere kompromis me boten digjitale. Ato ndjenja po mesojne te mbijetojne ne nje bote ku gjithcka duket e perkohshme: nje “like”, nje premtim, nje fjale e thene, gjithcka duket se shkon e vjen. Por emocionet e verteta mbeten, duke te kujtuar se dashuria eshte me shume se nje klikim; eshte perkushtim, kujdes dhe nje zgjedhje qe behet cdo dite.

← Të vishesh për veten apo për të? Kur intimiteti behet shtepi →