Muret qe degjojne dashurine

Publikuar: Para shumë kohësh

Ishte nje nga ato pasditet e rralla kur ajri dukej me i lehte, me i paster dhe vete qyteti sikur kishte ulur zerin per te degjuar dicka qe po ndodhte ne heshtje.
-Eja, dua te te coj diku- i tha ai.
Ajo nuk pyeti ku. Kishte dicka ne zerin e tij qe e bente te ndihej e sigurt, e qete, dhe mbi te gjitha kurioze. U nisen drejt vendit. Qielli kishte nisur te merrte ato nuancat e arta e roze qe paralajmeronin perendimin. U ngjiten ngadale, dore per dore, duke ndare batuta qe shpesh i benin te qeshnin aq fort saqe edhe era qe frynte nga lumi poshte nuk arrinte ta shuante gezimin e tyre.
Ajo kishte veshur nje fustan te gjate veror ne nje nuance te arte te zbehte si rrezet e fundit te diellit te mberthyera ne pelhure. I holle, i lehte, me levizje te buta ne cdo hap; ai lloj fustani qe nuk e kerkon vemendjen, por e fiton ate pa asnje perpjekje. Kur era frynte lehte mbi kalane e lashte, fustani valevitej rreth kembeve te saj si nje perde e ajrosur qe luante me hapesiren, duke i dhene siluetes se saj nje ajer enderrimtar, thuajse te pakapshem. Floket i kishte geshtenje, te drejte, te krehur thjeshte, por me kujdes; binin mbi supe me nje shkelqim te bute, duke u perzier me driten e perendimit. Ne vesh mbante nje pale vethe kristali me ngjyre te kalter te thelle qe kapnin cdo rreze dielli si pika te vogla uji ne levizje. Ata vethe nuk benin zhurme, por ishin aty per t’u vene re vetem nga ata qe shikonin me vemendje. Fytyra e saj ishte prekur nga nje grim i lehte thuajse i padukshem, por i mjaftueshem per te nxjerre ne pah bukurine e saj te natyrshme. Syte te shkruar, te ngrohte dhe kureshtare, thelloheshin nga nje nuance e erret ne qepalle qe e bente cdo veshtrim me te thelle. Dhe buzet, te kuqe- nje e kuqe klasike, jo e zjarrte, por e qete, si nje gjurme gezimi qe te mbetej ne kujtese. E tera dukej si nje figure qe kishte zbritur nga nje kornize pikture per te jetuar nje mbremje te vetme, ne nje kohe ku koha ndalonte dhe gjithcka merrte kuptim ne driten e nje perendimi te rralle.
Ai kishte veshur nje kemishe te zeze, te thjeshte, pa zbukurime, por qe mbante mbi vete nje hijeshi te pashpjegueshme. Pelhura i rrinte pas trupit ne menyre te perkryer, si te ishte qepur vetem per te, duke ndjekur linjat e supit te drejte dhe kraharorit te formuar me ato detaje te padukshme qe i jepnin siluetes se tij nje hijeshi mashkullore, te thelle, pa asnje perpjekje per te terhequr vemendje. Jaken e kishte lene paksa hapur, sa per t’i dhene frymemarrje trupit nen diellin e pasdites dhe per t’i shtuar nje nuance lirie gjithe pamjes. Floket e tij ishin te zinj dhe te krehur crregullt, me nje natyrshmeri qe s’mund te imitohej; ashtu te lehte, te paprekur nga duart e ndonje stilisti, por te perkryer ne paqendrueshmerine e tyre - sikur te ishin lene ne meshire te eres, qe ne vend ta prishte pamjen, vetem e bente me terheqese. Kur era i shperndante pak mbi balle, ajo i ndalte syte aty- e fiksuar, thuajse pa vetedije. Syte e tij, nje kafe e ngrohte dhe e thelle, dukeshin sikur mbartnin histori qe ai nuk kishte nisur ende t’i tregonte, por kur rrezet e diellit binin mbi te, ato sy ndriconin. Nje ndricim qe nuk vinte vetem nga jashte, por nga diku brenda nje shkelqim qe dukej si pasqyrim i ndjenjave qe kishte perballe saj. Ishin sy qe e vezhgonin me butesi, por edhe me forcen e dikujt qe kupton me shume nga c’thote. Trupi i tij ishte i gjate, elegant, me nje levizje te heshtur dhe te kujdesshme, si dikush qe kishte mesuar te mos e trazonte hapesiren perreth, por ta mbushte me prani. Ai ecte prane saj me nje qetesi qe fliste per siguri, por edhe per brishtesi te fshehur. Nen rrezet e ngrohta te atij dielli qe po binte ngadale mbi kalane e Rozafes, ai dukej per te kaq i bukur, kaq i sakte, kaq i duhur si nje shfaqje e padukshme qe vetem ajo ishte ne gjendje ta shihte me syte e ndjenjes.
Ndersa kalonin porten e vjeter te kalase, ajo ndaloi per nje cast dhe ngriti koken. Nuk ishte thjesht per te pare nga siper, ishte si nje perkulje e brendshme, nje nderim i heshtur ndaj vendit ku po hynin. Kalane e Rozafes nuk mund ta kaloje kushdo pa u ndalur, pa e ndjere peshen e gureve te saj qe flasin, pa perjetuar ngarkesen e kohes qe frymon brenda cdo guri, cdo hapesire te zhveshur e te heshtur. Muret e kalase, te trasha dhe te plasaritura nga shekujt, qendronin krenare ndaj kohes, por jo arrogante. Ato prisnin pa fjale, me durim, ata qe dinin te degjonin. Ne driten e fundit te dites, guret merrnin ngjyrat e zjarrit; nje portokalli e thelle, thuajse e pergjakur, qe ngjante si lekura e nje kujtese te mocme. Ishte ajo lloj drite qe nuk ndricon vetem, por zbulon, tregon relievin e kalase si trupin e nje qenieje te gjalle, me plaget, rrudhat dhe fuqine e saj. Kolonat e gurta, te larta, te ngushta, dukej sikur te detyronin te perkuleshe kur kalon, jo vetem fizikisht, por edhe emocionalisht nje menyre e heshtur per te te thene: “Ky vend nuk eshte thjesht gur, eshte histori. Dhe historia kerkon respekt.”
Kalaja shtrihej si nje rrefim i hapur mbi maje kodres, duke perqafuar horizontin me nje shtrirje qe mbante ne vete pamjen e qytetit, te fushave; nga aty lart, Shkodra dukej e vogel, e ndricuar nga drita e fundit. Liqeni ne distance lekundej ngadale, si nje pasqyre qe mbante mbi siperfaqe nje qiell qe tashme po perhapej ne ngjyrat e purpurit dhe te floririt. Ne brendesi, kalaja s’kishte zbukurime kishte zbrazeti. Por ajo zbrazeti nuk ishte bosh, ishte hapesire per ndjenjat e njerezve qe ndaleshin aty. Cdo qoshe, cdo mur, cdo gur i shtruar pa rregull, ruante kujtimet e dashurive te shkuara, britmave te luftes, heshtjeve te pritjes. Ajo ishte si nje amfiteater i ndjenjes njerezore, nje vend ku mund te qaje, te qeshje, te dashuroje, dhe askush nuk do te te gjykonte. Ne ato caste te mbremjes, era frynte ndryshe. Nuk ishte vetem ajer, ishte arome kohe, e perzier me lageshtine e gureve, me pak ere uji dhe me ate shijen e vecante qe vjen vetem ne vende ku historia eshte ende e gjalle. Zhurmat e qytetit nuk ngjiteshin lart vetem heshtja mbizoteronte, ajo heshtje qe nuk te mbyt, por te lejon te degjosh veten dhe njeriun perkrah. Aty lart, gjithcka dukej e ngadalte, si nje film qe leviz ne ngjyre te bute, pa zhurme, pa ngut. Secila ndjenje kishte hapesiren e saj per t’u shprehur, per t’u shtrire. Cdo hap mbi guret e vjeter ishte si nje takim me dicka te lashte, por te ndjeshme. Dhe ne ate peizazh ku qielli, toka dhe historia takoheshin, edhe dashuria dukej me e vertete.
- Sa bukur eshte ketu- tha ajo, duke shtrenguar pak me shume doren e tij.
- S'eshte asgje ne krahasim me ate qe po vjen- ju pergjigj ai, me nje buzeqeshje qe nuk ishte vetem flirt ishte sinqeritet i paster.
U ngjiten ne nje prej pikave me te larta te kalase, aty ku qielli dukej i pafund, e ku horizonti ndizej me ngjyrat qe vetem perendimet e rralla dine te dhurojne: e kuqe e bute, e verdhe e ngrohte dhe nje kaltersi qe zhdukej dalengadale. Poshte tyre, Shkodra shtrihej si ne nje pikture e gjalle shtepite, liqeni, fushat, e madje edhe zhurmat e largeta kishin marre nje tonalitet me te embel, si pjese e nje simfonie te padegjuar me pare.
Ajo u afrua prane nje muri guri dhe u kthye drejt diellit qe ulej pas kodrave.
- Do ma besh nje foto? tha me nje ze qe dukej si te vinte nga thellesia e nje endrre.
Ai mori telefonin ne duar pothuajse me nje dridhje te lehte dhe e afroi prane syrit, duke kerkuar ne ekran kornizen perfekte qe te kapte jo vetem fytyren e saj, por edhe shpirtin qe levizte brenda asaj figure. Floket e saj, te ndricuar nga drita e ngrohte e asaj pasditeje, valeviteshin ne rrjedhen e eres se lehte. Silueta e saj u shkri ne sfondin e qiellit, ku ngjyrat e portokallit dhe te arit krijonin nje peizazh qe dukej sikur ishte vetem per ta.
Per nje cast, koha ndaloi vertet. Ai nuk po shihte vetem nje pamje qe duhej fotografuar; po perjetonte dicka me te thelle, me te gjalle, me te pasur se cdo imazh. Ne ate moment, ajo nuk ishte vetem fytyra qe reflektohej ne ekranin e vogel te telefonit; ajo ishte gjithcka qe ai kishte kerkuar pa e ditur, e gjitha ajo bukuri dhe ngrohtesi qe i kishte munguar pa e pranuar.
Kur shtypi butonin per fotografine, klikimi i lehte i kameres dukej si nje ndarje midis botes se jashtme dhe asaj qe ndodhte brenda tij. Por ai nuk mundi te largohej nga ajo pamje. Syte e tij u ngulen tek ajo, tek ajo buzeqeshje e thjeshte, e paster, tek menyra si ajo e shikonte me nje lloj pritjeje te heshtur, sikur deshironte te kuptonte nese ajo pamje po e prek ate ashtu sic ndjehej brenda. Ai ndaloi dhe per pak sekonda qendroi i ngrire, duke pare nga kamera e telefonit fytyren e saj. Dritat e para te perendimit perhapeshin ngadale mbi faqet e saj, duke i dhene nje shkelqim te bute, si nje perqafim i ngrohte qe vetem dielli mund ta bente. Ai ndjeu zemren te rrihte fort, por pa nxitim nje ritem te qete, te permbajtur, si nje sekret qe sapo ishte zbuluar.
I dukej se asnjehere ne jeten e tij s’kishte pare ndonje fytyre kaq te bukur. Jo per shkak te simetrise apo pershkrimeve te zakonshme, por sepse ajo ishte e vertete, me te gjitha nuancat e saj qe i dilnin ne pah pikerisht ne ate drite dhe ne ate cast. I dukej se ajo buzeqeshje, ai shikim i paqte, i ndricuar nga rrezet e perendimit, kishte fuqine per te ndryshuar gjithcka brenda tij. Ai u hutua krejt; hutohej nga ajo vajze qe kishte perballe, nga ajo qe sapo e kishte kapur me nje klikim, por qe tani dukej se nuk mund ta pershkruante me me fjale. I dukej sikur cdo ndjenje qe kishte mbajtur te fshehur, cdo deshire e papermbajtur, ishte perqendruar ne ate buzeqeshje te thjeshte, ne ate moment te heshtur qe po perjetonte.
Ne ate cast, heshtja u be me e zeshme se cdo fjale. Ai uli telefonin dhe i afrohej ngadale, me hapa te sigurt, si dikush qe po i pergjigjej thirrjes me te thelle te zemres se vet. Zemra e tij po rrihte fort, por ne ate rrahje kishte vend per gjithcka per friken, per deshiren, per entuziazmin dhe per ate te paprituren magjike qe vetem dashuria e pare e vertete mund ta shkaktoje.
U ndal vetem pak centimetra larg saj. Nuk foli. Vetem e shikoi gjate, duke levizur pak floket qe i kishin rene mbi faqe. Ajo e ndjeu, ajo e priti. Dhe ne nje cast ku gjithcka heshti, ai u perkul lehte dhe e puthi. Puthja nuk ishte e vrullshme, ishte e thelle, e ngadalte, e pasur me gjithcka qe ata nuk kishin ditur si ta thoshin me fjale. Ajo mbylli syte, duart i vuri mbi qafen e tij, ndersa era i rrotullohej perreth si te donte t’i perqafonte te dy.
U ndane, por vetem per te pare njeri-tjetrin me qarte.
- Te dua- tha ai, duke e pare drejt e ne sy, pa hezitim, pa frike.
Ajo nuk u pergjigj me fjale menjehere. Zemra i rrihte fort, duke ndjere cdo rrahje si nje pulsim qe i pershkonte gjithe trupin. Duart e tij e terhoqen ngadale drejt vetes, dhe perqafimi u be i ngrohte dhe i forte, nje mburoje qe e mbronte nga cdo frike, nje premtim pa fjale qe nuk do ta linte te largohej. Ai e mbajti shtrenguar, me nje siguri te qete, si te donte t’i transmetonte gjithe ndjenjen e tij vetem permes atij perqafimi.
Kur e puthi serish, kete here me nje thellesi dhe nje pasion qe po dilte nga zemra, ajo ndjeu nje perzierje emocionesh te fuqishme qe i perhumben shpirtin. Dritat e ngrohta te perendimit qe i perqafonin faqet, ngjasonin me zjarrin qe po ndizte brenda saj. E kuptoi, pa asnje dyshim, se kishte gjetur dashurine e jetes, ate njeri qe kishte kerkuar ne heshtje, ne endrra dhe shpresa te fshehta. Nje ndjenje lumturie e mbushur me tronditje e pushtoi zemra i rrihte fort, por frymemarrja u be e ngadalte dhe e thelle, si per te ruajtur cdo moment. Nje dridhje e lehte i kaloi duart qe i kishin rene pergjate trupit te tij, ndersa syte i mbusheshin me lot te heshtur. Konfuzioni e kaploi- nuk dinte nese duhej te qeshte apo te qante, te besonte apo te trembej, por kjo e gjithe ndjesi e beri ate te ndihej gjalle si kurre me pare.
Megjithate, fytyra e saj mbeti e qete, me nje buzeqeshje te lehte qe dukej si nje fllad i bute pranvere. Syte e saj te ngrohte, te shkelqyer nga drita e perendimit dhe emocionet e brendshme permbanin nje bote te tere ndjenjash. Ato sy, qe flisnin pa fjale, pasqyronin gjetjen e dickaje te shenjte nje dashuri qe prekte thelle, e vertete dhe perjetshme. Ne ate moment te heshtur, ndersa perqafimi i tyre perqafonte gjithcka, ajo ndjeu se gjithe endrrat e saj, gjithe pritjet dhe frikerat, ishin bere nje me ate cast magjik. Dhe pa thene asnje fjale, zemra e saj foli me fort se cdo gje tjeter- ajo kishte gjetur shtepine e saj tek ai.
Ata qendruan ashtu, te lidhur ne perqafimin e ngrohte qe duket se ndaloi kohen per pak. Ora nuk kishte me rendesi dhe fjalet u bene te teperta heshtja e tyre ishte e mbushur me kuptim, me e forte se cdo fjale e thene. Duart e tyre, te mberthyera fort, ishin si dy anije qe kishin gjetur strehe ne mes te detit te pafund, duke mos pritur me asnje dallge qe t’i ndante. Era e lehte e mbremjes sillte me vete aromen e gureve te ngrohte dhe gjelberimit perreth, duke perzier ne ajer nje prekje natyrore qe e bente momentin te ndjehej edhe me i gjalle. Frymemarrja e tyre u be e ngadalte, e perqendruar, si nje melodi e heshtur qe vetem zemrat e dashuruara dine ta degjojne. Syte e tyre shkelqenin nga drita e re qe po lindte brenda tyre, nje shkelqim i paster, i bute, qe shfaqej jo vetem ne siperfaqen e fytyres, por ne thellesine e shpirtit. Nje drite qe ngjante me ate te perendimit qe ngadale po zhdukej pas kodrave, por qe ne ta mbeti perjetesisht. Cdo frymemarrje, cdo levizje e vogel, ishte nje pjese e historise se tyre qe sapo fillonte. Dhe ndersa bota rrotullohej ngadale poshte tyre, ne ate lartesi ku vetem qielli ishte kufiri, ata ishin vetem njeri per tjetrin te perqafuar nga drita, heshtja dhe nje ndjenje qe do te mbetej e pashuar perjete..
Pak me vone nisen te benin fotot e para bashke. Telefoni kalonte nga dora e tij ne ate te saj dhe anasjelltas, ndersa buzeqeshjet e saj ishin te fresketa, te celura si ato te nje vajze te vogel qe sapo ka zbuluar nje bote te re te lumturise. Ajo ndjeu ne vetvete nje ndjesi qe nuk e kishte perjetuar kurre me pare - nje gezim femijenor qe perziente kureshtjen me emocionin e thelle te dashurise se pare.
Ai, nga ana tjeter, ndihej si nje djalosh qe kishte gjetur papritur ate pjesen e munguar te zemres se tij. Zemra i rrihte fort, cdo rrahje ishte e mbushur me nje ndjenje te re, te magjishme, qe i bente syte te shkelqenin si dy dritare qe po hapeshin per here te pare ne nje bote te re.
Cdo klik i kameres ishte me shume se nje foto - ishte nje kujtim i kapur, nje pjese e asaj ndjenje qe nuk donin ta linin te ikte. Pas cdo fotografie shikonin ekranin me syte qe ndriconin, te mbushur me nje gezim te pafajshem dhe nje dashuri te bute qe rridhte ne heshtje mes tyre.

Ajo e mori doren e tij dhe e mbajti fort, si per t’i thene: “Jam ketu me ty dhe kjo eshte me e bukura qe me ka ndodhur ndonjehere.” Ai buzeqeshi, nje buzeqeshje qe kishte brenda gjithe premtimet e nje dashurie te pare.
Ne ate cast, ata nuk ishin thjesht dy njerez ne kalane e Rozafes, por dy zemra qe kishin filluar te rrihnin ne te njejten frekuence. Nje drite e bute e dashurise perhapi ngrohtesine e saj ne heshtjen qe i rrethonte, duke premtuar se ky moment ishte vetem fillimi.

← Nje ballkon, nje enderr, nje nate Rrjetet sociale dhe hijet mes nesh →