Dashuria ne detajet e vogla

Publikuar: Të Enjten, 18:07

Nese dikush do me pyeste si do e ndjeja dashurine ndaj meje nuk do flisja per gjera madheshtore. Nuk do permendja deklarata perfekte apo momente si ne filma. Do thoja qe dashuria fillon te ndihet vertet tek ato gjera te vogla qe ne pamje te pare duken te parendesishme, por ne heshtje te mbeten gjate ne zemer.
Tek menyra si dikush te veshtron pak me gjate kur kupton qe nuk je mire, edhe pse buzeqesh dhe thua “jam okej”. Tek ai njeri qe e dallon lodhjen ne zerin tend pa pasur nevoje t’ia shpjegosh. Tek pyetja “cfare ke?” qe nuk behet sa per te thene dicka, por sepse e ndjen realisht qe dicka brenda teje nuk eshte ne rregull.
Une jam natyre qe i ve re detajet. Gjithmone kam besuar se menyra si nje njeri te trajton ne gjerat me te vogla tregon shume me teper sesa fjalet e medha. Qe tek menyra qe e di si e pi kafen. Si e kupton cfare te bezdis pa ia thene dy here. Si mban mend gjerat qe ty te prekin emocionalisht. Duken minimale, por ne fakt jane menyra me njerezore per te thene: “Po te degjoj. Po te kuptoj. Po te njoh.”

Ka nje lloj dashurie shume te rralle tek njerezit qe te verejne ne heshtje. Tek ata qe arrijne te lexojne ndryshimet e vogla tek ti. Ata qe kuptojne kur buzeqeshja jote nuk eshte e vertete. Kur heshtja jote nuk eshte qetesi, por lodhje. Eshte shume intime te ndihesh e lexuar nga dikush pa pasur nevoje te shpjegosh gjithcka me fjale. Ndonjehere dashuria ndihet edhe ne menyren si dikush ul tonin e zerit kur e kupton qe je emocionalisht e lodhur. Ose kur nuk te detyron te flasesh ne momentet kur mezi po mban veten. Kur te le hapesire pa te bere te ndihesh e vetmuar. Kur afrohet pak me shume pikerisht atehere kur ti fillon te terhiqesh ne vetvete. Mendoj se lidhjet me te forta nuk ndertohen vetem nga momentet spektakolare. Ato ndertohen nga kujdesi i perditshem. Nga menyra si dy njerez mesojne gradualisht boten emocionale te njeri-tjetrit. Nga fakti qe fillojne te njohin versionet e heshtura te shpirtit te personit qe kane perballe. Edhe ne debatet apo momentet e veshtira, ajo qe mbetet me gjate ne kujtese nuk jane gjithmone fjalet. Jane reagimet e vogla. Menyra si dikush zgjedh te mos te flase ashper kur e di qe je e renduar emocionalisht. Ose menyra si te qendron prane edhe kur nuk di cfare te thote. Sepse ndonjehere dashuria nuk eshte tek gjetja e fjaleve perfekte, por tek prania.

Njerezit ne dashuri vezhgojne shume me teper sesa pranojne. Vezhgojne nese ndryshon menyra si i sheh. Nese i degjon me vemendje kur flasin per gjera qe per boten duken te parendesishme. Nese mban mend dicka qe ta kane thene rastesisht jave apo muaj me pare. Nese e ndien lodhjen e tyre pa pasur nevoje ta dramatizojne. Ka dite kur nje mesazh i thjeshte “Arrite ne shtepi?” mund te thote me shume se nje deklarate e madhe dashurie. Jo per shkak te vete fjalise, por sepse brenda saj fshihet ndjesia qe dikush po mendon per ty spontanisht, pa sforco, pa interes, thjesht sepse te ka ne mendje. Ndoshta kjo eshte arsyeja pse detajet e vogla mbeten me gjate ne zemer sepse ato nuk behen per t’u dukur. Ato lindin natyrshem nga kujdesi i sinqerte ndaj dikujt.

Kjo eshte forma me e paster e dashurise: te ndihesh e sigurt ne pranine e dikujt pa pasur nevoje per prova te vazhdueshme. Te dish qe dikush te njeh edhe ne heshtjet e tua, edhe ne lodhjen tende, edhe ne ato pjese te shpirtit qe ti nuk i shpreh gjithmone me fjale. Dashuria e vertete nuk jeton vetem ne momentet e medha qe tregohen me krenari. Ajo jeton ne perditshmeri, ne menyren si dikush kujdeset per ty kur askush nuk po sheh, ne ato detaje te vogla qe duken te zakonshme per boten, por qe per zemren behen nje forme e qete lumturie.
Pikerisht aty ku fillojne ato gjera te vogla, fillon edhe ndjenja me e bukur: ndjesia qe je vertet e dashur.

← Pritshmerite e pashprehura ne cift