A eshte vertet vetem mirenjohje?
Ka disa gra qe hyjne ne jeten e nje burri ne menyre te tille sa eshte e veshtire te percaktosh saktesisht vendin qe zene. Ato nuk jane partnere, nuk jane familjare dhe te pakten sipas perkufizimeve te zakonshme, nuk jane as histori dashurie. Megjithate, me kalimin e kohes behet e qarte se rendesia e tyre nuk shpjegohet plotesisht as me miqesi, as me respekt profesional dhe as me mirenjohje. Ndoshta pikerisht keto jane marredheniet qe krijojne me shume konfuzion. Jo sepse ka domosdoshmerisht dicka te fshehte, por sepse kufijte e tyre jane me pak te dukshem.
Kur nje grua ka qene prane nje burri ne nje periudhe te veshtire te jetes se tij, kur e ka ndihmuar te ngrihet pas nje rrezimi, te gjeje nje drejtim te ri ose te besoje serish tek vetja, lidhja qe krijohet shpesh nuk i ngjan marredhenieve te zakonshme. Mirenjohja ne keto raste nuk lind nga nje favor i vetem. Ajo ndertohet mbi ndjesine se dikush ka ndikuar realisht ne rrjedhen e jetes tende. Ketu fillon pyetja e veshtire: si mund te dallosh kur behet fjale vetem per mirenjohje dhe kur kemi te bejme me dicka me komplekse? Ndoshta pergjigjja nuk gjendet tek intensiteti i ndjenjes, por tek drejtimi i saj.
Mirenjohja sheh pas. Ajo e nderon ate qe ka ndodhur. E pranon ndikimin qe dikush ka pasur ne jeten tone dhe i jep vendin qe meriton ne histori. Pavaresisht rendesise, ajo nuk vazhdon te kerkoje vazhdimisht pranine e atij personi. Kur kemi te bejme me nje lidhje me te thelle emocionale, qofte edhe jo romantike, personi nuk mbetet vetem pjese e se shkuares. Ai vazhdon te kete peshe ne te tashmen. Mendimi i tij vazhdon te kete rendesi. Vleresimi i tij vazhdon te na preke. Koha me te vazhdon te kete nje vlere te vecante. Shpesh konflikti lind pikerisht ketu. Partnerja perballe nuk mendon menjehere per tradhti apo mashtrim, perkundrazi. Ne shume raste ajo e kupton se nuk ka prova per histori dashurie dhe as arsye per te besuar se ekziston nje lidhje romantike. Intuita i thote se po sheh dicka qe nuk shpjegohet plotesisht me etiketat qe perdoren e pikerisht kjo krijon nje tension te cuditshem.
Nga njera ane, deshiron te jesh e drejte. E kupton se njerezit kane te drejte te ndertojne miqesi, te kene mentore, figura frymezuese dhe lidhje te rendesishme jashte marredhenies se ciftit. Nuk deshiron te behesh personi qe kontrollon apo kufizon. Nga ana tjeter, veren elemente qe te bejne te ndalesh; admirim i pazakonte, nevoje per ta mbrojtur ate figure, emocion qe shfaqet sa here permendet emri i saj, zhgenjim qe duket me i madh sesa do te prisje kur nje takim nuk realizohet, vendi i vecante qe ajo vazhdon te zere ne mendimet e tij edhe pas shume vitesh.
Pikerisht ketu lind konflikti i vertete; jo mes dy grave, por mes dy interpretimeve te se njejtes marredhenie. Njeri interpretim thote: kjo eshte nje histori mirenjohjeje. Ajo grua e ndihmoi ne nje moment te rendesishem dhe ai nuk e harron kurre ate kontribut. Interpretimi tjeter pyet ne heshtje: nese eshte vetem mirenjohje, pse duket sikur kjo marredhenie vazhdon te ushqehet emocionalisht edhe sot?
Kjo nuk eshte nje pyetje e lehte sepse jo cdo lidhje e rendesishme eshte dashuri. Ne fakt, disa nga marredheniet me te forta emocionale nuk jane romantike. Ato ndertohen mbi admirim, identifikim, nevoje per aprovim, ndjenje sigurie ose ndjesine se dikush na ka pare ne nje moment kur askush tjeter nuk na shihte. Ndonjehere ai burre nuk eshte i dashuruar me ate grua, por ai eshte ende i lidhur me menyren se si ndihet prane saj. Pikerisht ky eshte nje dallim i madh. Personi ne fjale mund te mos jete me objekti kryesor i ndjenjes. Ajo qe mbetet eshte pervoja emocionale qe ai njeri perfaqeson; ndjesia e vleresimit, e pranimit, e mbeshtetjes, e admirimit te ndersjelle. Sa me shume kohe kalon, aq me shume keto emocione mund te shkeputen nga realiteti dhe te shnderrohen ne nje figure te idealizuar.
Ndoshta kjo eshte arsyeja pse partneret shpesh e kane te veshtire te shpjegojne shqetesimin e tyre ne situata te tilla sepse nuk po luftojne me nje histori konkrete. Po perballen me dicka shume me te paqarte. Me ndjesine se ne boten e brendshme te njeriut qe duan ekziston nje grua qe nuk eshte domosdoshmerisht rivale, por ze nje hapesire emocionale te vecante.
Pyetja qe mbetet pezull nuk eshte nese ai e do ate grua. Pyetja eshte nese ajo vazhdon te kete rendesine qe shkon pertej historise qe tregohet me fjale. Eshte e vertete qe fjalet mund te pershkruajne qarte nje marredhenie, por ajo qe e percakton vertet vendin e saj eshte pesha qe ajo vazhdon te kete ne zemren e tij.
Keto lloj marredhenies jane komplekse. Disa njerez vertete behen te rendesishem ne rrethana te caktuara, por ata kurre nuk marrin rolin kryesor tek personi tjeter - ndoshta kane vetem rolin kryesor brenda sferes ne te cilen kane vepruar, dhe kjo ben te keqinterpretohet nga frike [ sepse dashuria ka frike ].
11 qershor 2026