Nje intro
Ka ardhur nje kohe ne jeten time ku nuk me intereson me te dukem e forte, e pathyeshme apo e persosur. Tani dua te jem reale, te jem une. Te shikoj mbrapa jo per te mbetur atje, por per te kuptuar rrugen qe kam pershkuar.
Ky kapitull eshte nje ndalese, nje kthim koke drejt vetes, nje bisede e ndershme me shpirtin tim. Nje deshmi per gjithcka qe kam kaluar, duruar, mesuar e qe me ka bere grua; jo perfekte, por e vertete.
Nese po e lexon kete, ndoshta edhe ti ke nje histori qe te dhemb, nje pyetje qe te rendon, nje vendim qe te ka lene pezull.
- Kush isha une me pare?
Nje vajze qe dashuroi shume, shume me teper se c'duhej, me teper se c'mund te perballonte. Dashurova me shpirt, me dore te hapur, me besim te verber se dashuria sheron gjithcka. E lashe veten ne dore te premtimeve dhe iluzioneve edhe kur gjithcka me tregonte te kunderten. Nuk e dija qe kur jep gjithcka pa mase, nje dite mbetesh bosh.
- Cfare lashe pas?
Njerez qe nuk me deshen ashtu sic meritoja. Jo sepse nuk isha e denje per dashuri, por sepse nuk ishin ne gjendje te me donin. Lidhje qe me lenduan, qe me bene te dyshoja ne vleren time. Disa miqesi jo te verteta qe me kerkuan me shume sec ofruan. Kompromise qe me moren me shume se c’me dhane. Lashe pas dyshime, turp, faj, heshtje.
- Cfare mbajta me vete?
Mesime te vyera. Mesova te mos pres qe te me shpetoje dikush tjeter. Te mos kerkoj te tjetri ate qe duhet te ndertoj vete. Mesova te mos justifikoj me sjellje toksike me fjalet "eshte i lenduar", "do ndryshoje", "ka nevoje per kohe". Mesova te mos rri ne vende ku nuk degjohet zeri im, ku ndjehem e vogel, ku me kerkohet te hesht qe te kete paqe.
- Cfare do t'i thoja vetes qe isha atehere?
Faleminderit qe nuk u dorezove. Edhe kur nuk e dije cfare te beje, ti u zgjove cdo dite dhe e provoje serish. Ti kishe besim kur nuk kishte arsye. Qave ne heshtje qe te mos shqetesoje askend. Mbajte shpresa qe askush tjeter nuk i ndante me ty. Dhe serish, zgjodhe te dashurosh. Nuk ishe naive ishe e paster dhe kjo eshte nje force qe shume nuk e kuptojne.
- Kush jam sot?
Nje grua qe nuk kerkon me te binde askend per vleren e saj. Qe nuk pranon me therrime ne emer te dashurise. Qe e di se paqe do te thote qetesi ne shpirt, jo marreveshje pa ze. Nje grua qe nuk frikesohet me nga vetmia, sepse e di sa e shtrenjte eshte te jesh prane dikujt qe nuk te sheh. Nje grua qe ka mesuar te zgjedhe veten, jo nga egoizmi, por nga dashuria per jeten.
Ky nuk eshte fundi i historise sime. Eshte vetem nje kapitull ku mesova te flas. Ku mesova te mos turperohem nga plaget, nga deshtimet, nga rrezimet sepse te gjitha keto me mesuan se sa e forte jam kur zgjedh te jem e ndershme me veten.
Sot nuk me perkufizon me askush tjeter, as fjalet e tyre as pritshmerite e tyre. Sot me perkufizon vetja ime. Dhe e verteta ime eshte kjo: kam dashur, jam lenduar, kam falur, jam ngritur dhe tani po jetoj. Me gjithcka qe kam mesuar, me gjithcka qe jam bere.
Kapitulli tjeter? Nuk di si do jete. Por e di qe do ta shkruaj me zerin tim, jo me friken. Dhe ky eshte shpetimi me i madh qe i kam dhene vetes.
Ti je me e mira ❤️
26 Shtator 2025Te pergezoj per iniciativen dhe pres me padurim te lexoj me shume nga ty.
23 Shtator 2025