Dashuria nen friken e largimit
Frika nga braktisja nuk eshte gjithmone zhurme, ndonjehere eshte heshtje. Eshte ajo ndjesia e fshehte qe te ben te kontrollosh telefonin me shpesh, te mendosh me gjate per nje fjali te shkurter apo te ndjesh ankth nga nje distance e vogel emocionale. Shume njerez nuk kane frike vetem nga ndarja. Kane frike nga ideja se nje dite dikush mund te zgjedhe te mos qendroje me. Kjo frike nuk lind papritur. Ajo ndertohet ngadale, nga mungesa qe kane lene gjurme, nga premtime te thyera, nga dashuri qe jane larguar pa shpjegim, apo nga momente kur dikush eshte ndier emocionalisht i padukshem. Kur njeriu e perjeton nje here ndjesine e te qenit i lene pas, dicka brenda tij fillon te jetoje gjithmone ne gatishmeri per te mos e perjetuar serish te njejten dhimbje.
Ndaj disa njerez dashurojne me shume ankth. Nuk eshte se nuk besojne tek dashuria por kane frike nga humbja e saj. Edhe kur gjithcka duket mire, mendja e tyre vazhdon te kerkoje shenja rreziku. Nje ndryshim i vogel ne sjellje interpretohet si ftohje, nje moment heshtje e zakonshme si distance emocionale. Ata nuk lodhen sepse nuk duan, lodhen sepse jetojne vazhdimisht ne mbrojtje te zemres se tyre. Disa njerez behen shume te lidhur emocionalisht. Kane nevoje per siguri, per qartesi, per vemendje te vazhdueshme. Jo sepse jane te dobet, por sepse brenda tyre ekziston nje frike e heshtur qe pyet vazhdimisht: “Po sikur te largohet?” Te tjere bejne te kunderten, mbajne distance. Duken te ftohte, te pavarur apo te paarritshem emocionalisht. Ne te vertete, edhe ata kane frike te lidhen shume sepse afersia per ta do te thote edhe mundesi per t’u lenduar. Frika nga braktisja shpesh nuk ka lidhje vetem me personin qe kemi perballe. Ka lidhje me menyren si e shohim veten. Kur dikush largohet shume njerez nuk perjetojne vetem mungesen e tij. Perjetojne ndjesine se ndoshta nuk ishin mjaftueshem. Kjo eshte pjesa me e rende, te mos humbasesh vetem nje person, por edhe qetesine brenda vetes.
Disa njerez analizojne cdo ndryshim energjie ne marredhenie, cdo fjale, cdo vonese, cdo heshtje. Mendja e tyre nuk pushon se kerkuari prova qe dashuria mund te jete ne rrezik. Dhe sa me shume frikesohen nga humbja, aq me shume e humbin qetesine qe dashuria duhet te jape. Ndonjehere kjo frike i ben njerezit te harrojne veten. Te tolerojne gjera qe i lendojne vetem per te mos mbetur vetem. Te mos vendosin kufij nga frika se mos partneri largohet. Te heshtin kur dicka i dhemb, vetem sepse kane frike nga refuzimi. Dashuria fillon te kthehet ne mbijetese emocionale dhe jo me ne qetesi. Por ka edhe nje ane tjeter te kesaj plage. Disa njerez largohen te paret. Jo sepse nuk ndiejne, por sepse nuk duan te perjetojne serish dhimbjen e braktisjes. Ata mesohen te mos lidhen plotesisht, te mbajne nje pjese te zemres larg, sikur po i thone vetes: “Nese nuk afrohem shume, nuk do me dhembe aq shume.”
E verteta eshte se askush nuk mund ta sheroje plotesisht kete frike per ne. Nje marredhenie e mire mund te jape siguri, ngrohtesi dhe qetesi, por nuk mund te mbushe boshllekun qe njeriu mban prej vitesh brenda vetes. Nese dikush nuk meson te ndihet i vlefshem edhe pa konfirmimin e vazhdueshem te tjetrit, ankthi do te rikthehet gjithmone.
Dashuria e pjekur nuk ndertohet mbi kontrollin dhe friken, ndertohet mbi besimin, mbi aftesine per te qene afer dikujt pa jetuar cdo dite me mendimin se mund ta humbasesh. Lidhja nuk behet me e forte duke u kapur me deshperim pas nje personi. Behet me e shendetshme kur dy njerez zgjedhin njeri-tjetrin lirshem, pa pasur nevoje ta mbajne dashurine gjalle permes ankthit. Ndoshta sherimi fillon pikerisht aty: kur njeriu kupton se vlera e tij nuk varet nga qendrimi apo largimi i dikujt tjeter dhe se dashuria me e qete eshte ajo ku zemra nuk jeton vazhdimisht me friken e humbjes.